Kompania Dast sh.a ka krijuar Dast Academy, e cila është akademia e parë në Shqipëri dhe rajon që zhvillon kurse trajnimi/seminare në fushën e
ndërtimit. Në mbështetje të industrisë së ndërtimit kjo akademi ofron një gamë të gjerë programesh çertifikimi dhe diplomimi përmes
bashkëpunimit profesional me partnerë të njohur jashtë Shqipërisë. Qëllimet e organizimit të këtyre seminareve me profesionistë të fushës së
ndërtimit janë: – Njohja e pjesëmarrësve me kompaninë Dast sh.a, aktivitetin e saj 5 vjeçar, punën kërkuese dhe zhvilluese në laboratore, proçeset prodhuese, teknologjnë e avancuar dhe stafin e përkushtuar.
– Informimi i specialistëve të fushës së ndërtimit mbi produktet e prodhuara nga kjo kompani, avantazhet dhe përfitimet nga aplikimet e
tyre. – Prezantim i produkteve të reja të krijuara në laborator, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës. – Demostrimi i aplikimeve profesionale dhe njohje me teknika të
përmirësuara .
– Këshillim nga profesionistët më të mirë të fushës dhe ndarje e eksperiencave të pjesëmarrësve në këto seminare. Për të gjithë pjesëmarrësit në këto seminare Dast Academy lëshon çertifikata që dëshmojnë përfitimin e njohurive të marra, si dhe nëpërmjet tyre Dast sh.a ofron garanci të plotë për përdorimin dhe aplikimin e produkteve të saj.
Në rast se keni pyetje për produktet dhe veprimtarinë tonë, ju lutemi mos hezitoni të na shkruani në adresën tonë:
[email protected].