NANOCOLOR
Stuko për mbushjen e fugave me bazë çimento me granulometri të seleksionuar
dhe me një qëndrueshmëri të lartë ndaj ujit shërben për
mbushjen e fugave nga 0 - 5 mm.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
-Është material në formë pluhuri me bazë çimento,me pluhur
guri natyral me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike, adetivë
hidrofobikë dhe pigmente ngjyrues.
-Punueshmëri dhe hapje mjaft e mirë.
-Pastrohet lehtësisht.
-Në përfundim jep një sipërfaqe të lëmuar.
-I papërshkueshëm nga uji.
-Rezistencë të lartë kundrejt bazave (alkaleve) dhe
detergjentëve.
-Rezistente ndaj gërryerjes (korrozionit)
-Rezistente ndaj rrezatimit UV.
-Parandalon proçesin e efloreshencës.
Sipas klasifikimit të EN 13888 i përket kategorisë CG2 WA