Ne e dimë se suksesi dhe rritja e biznesit tone ka ardhur falë njerëzve tanë. Sipas strategjisë së kompanisë tonë, ne përpiqemi të tërheqim, zhvillojmë dhe të mbajmë njerëzit më efikasë, për të siguruar arritje të vazhdueshme të objektivave dhe prioreteteve të biznesit tonë. Qëllimi ynë është të jemi një kompani primare në zgjedhjet e nëpunësve, duke ofruar struktura dhe praktika të hartuara posaçërisht për të zhvilluar më tej talentin dhe njerëzit me aftësi të veçanta.
Sigurimi i mundësive të barabarta ndaj nëpunësive- Të Drejtat e Njeriut
Në Dast sh.a ne kemi synim të krijojmë një ambjent pune ku mbështeten vlerat e Dast, sigurohet respekti ndaj diversitetit, njerëzit trajtohen me respekt dhe dinjitet dhe mundësi të barabarta i ofrohen gjithkujt.
Qëllimi ynë është të krijojmë një kulturë pune pa përjashtime. Paralelisht, ne besojmë se fuqitë punëtore të ndryshme të cilat reflektojnë prezencën tonë , do të na ndihmojnë ne të takojmë klientë të ndryshëm në mbarë botën. Ne nuk e pranojmë trajtimin e pabarabartë dhe ne ofrojmë mundësi të barabarta ndaj të gjitha aspekteve të punës dhe progresit, pavarësisht rracës, etnisë, gjinisë, moshës.
Mësimi dhe Zhvillimi:
Strategjia dhe kultura e kompanisë tonë fokusohet tek njerëzit tonë, sepse ato janë pika kyçe e organizimit tonë. Ne duam që klientë tanë të ndiejnë admirim, dhe pikërisht për këtë arsye njerëzit tanë janë të fokusuar tek klientët, të uritur për inovim, ambiciozë dhe konkurrues.
PROCESI YNË I REKRUTIMIT:
Mendoni se ju meritoni një shans të drejtë? Edhe ne kështu mendojmë! Prandaj, ne punojmë nëpërmjet një proces rekrutimi të strukturuar.
Numri i fazave dhe mjetet e vlerësimit mund të variojnë, por ne synojmë të jemi 100% të drejtë dhe konsistent me çdo kandidat.
SI MUND TË APLIKOJ?
Në faqen e mundësive të punës, ju mund të shihni të gjitha vendet e hapura të punës si dhe të abonoheni për të marrë njoftime në rast hapjeje të një vendi pune. Ju gjithashtu mund të na dërgoni një aplikim pune kur të dëshironi.
SI PËRZGJIDHEM UNË ?
Ne besojmë se gjithmonë ka vend për të mësuar. Kjo gjithashtu do të thotë që ne duam tju njohim ju. Aplikimi juaj përzgjidhet në bazë profilit dhe kërkesave të punës. Kur ne shohim që ju përshtateni me atë që ne kërkojmë, ne do tju kontaktojmë për të vazhduar me fazat e mëtejshme të rekrutimit.
SI FUNKSIONON PROCESI I PËRZGJEDHJES?
Ne do tju ftojmë për të bërënjë intervistë me përfaqësuesin nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, me qëllim për të parë më nga afër aftësitë dhe kompetencat tuaja. Kjo është një mundësi shumë e mirë që ju të pyesni dhe të njihni më mirë kompaninë tonë.
KUR DO TA MARR OFERTËN E PUNËS?
Nëse ne mendojmë se ju jeni kandidati perfekt për punën, ju do të merrni një ofertë pune e cila përfshin detaje mbi rrogën, benefitet, si dhe kushtet e punës. Ndihuni të lirë të pyesni mbi detaje të punës, administrimit apo benefiteve të tjera.
SI DO TË JETË FILLIMI I PUNËS ?
Ju do të keni mbështetjen, mjetet dhe udhëzimet e nevojshme për tju siguruar që nuk do të “mbyteni” në ditë e parë. Tre muajt tuaj të parë do të jenë të mbushur me aktivitete të cilat do ju bëjnë të ndiheni të mirëseardhur dhe do ju ndihmojnë të bëheni një pjsëtar i vlefshëm i skuadrës tonë.
A keni ju cilësitë që duhen për të punuar në DAST ? Më poshtë janë aftësitë dhe karakteristikat më të rëndësishme të cilat ne kërkojmë tek kandidatët :
ZELLI PËR TË MËSUAR
Sa më shumë të mësoni, aq më shumë do të zhvilloheni- po ashtu edhe kompania jonë. Ju ofroni eksperiencat tuaja dhe reflektoni mbi to, duke kërkuar diversitet mendimi dhe perspektive. Së bashku me të tjerët, ju përvetësoni aftësi bashkëkohore dhe praktika inovative.
UDHËHEQËSI SI SHEMBULL
Në DAST, çelësi për të qenë një lider i mirë është të jesh origjinal. Udhëheqja është tepër e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme. Fjalët, veprimet dhe sjelljet tuaja duhet të synojnë drejt qëllimit të bashkëpunimit për të arritur të njëjtat objektiva. Duke qenë të hapur ndaj informacioneve të reja, duke i dhënë kontekst vendimeve dhe duke qenë i hapur ndaj ndryshimit, ju mund të na ndihmoni ne dhe ne mund të mësojmë nga ju.
DASHURIA PËR BASHKËPUNIM:
Pasiju të keni zotëruar gjërat e reja që keni mësuar, është koha t’i kaloni ato tek të tjerët! Bëhuni pjesë e skuadrës, merrni përgjegjësi dhe bëjeni skuadrën tuaj akoma më të mirë se sa e gjithëbashkësia e pjesëve të saj.
DËSHIRA PËR TË NDIKUAR:
Ju demonstroni një zell për rezultat, duke thënë se çfarë do të bëni dhe duke bërë atë që thoni. Ju nuk jeni në kërkim të “shërimit” të përkohshëm të simptomave, por ju jeni në kërkim të rrënjës së shkakut të problemit dhe synoni ta zgjidhni atë.