HULUMTIMI DHE ZHVILLIMI
DAST insiston ne normat e krijuara nga Komiteti Europian. Kjo është arsyeja pse prodhimet tona janë të dallueshme në çdo treg. Teknologjia m-tec, Standardet Teknike EN, si dhe Certifikimi TUV ndihmon në zgjedhjen e cilësisë së deshiruar me një kosto konkurruese. Teknologjia që ne aplikojme është plotësisht automatike dhe e projektuar në përputhje me kerkesat teknike EN cka eleminon gabimet. Ne bazohemi në hartimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja. Laboratorët DAST janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe një procedure e cila eshte në përputhje me misionin tone, te jesh i pari ne plotësimin e nevojave te tregut, duke ofruar zgjidhjet më të mira.
Një ekip hulumtues i perbere nga inxhinierë me përvojë punojnë vazhdimisht në zbulimin e këtyre zgjidhjeve. Teknologjia e prodhimit është krejtësisht moderne dhe e komandueshme nëpërmjet një sistemi të integruar elektronik. Prodhimi dhe paketimi janë funksione krejtësisht automatike dhe ato janë të kontrolluara nga sistemi elektronik me ane të sensorëve.
Prodhimet tona janë të certifikuara në përputhje me standardet teknike EN ndërsa menaxhimi i cilësisë kryhet nëpërmjet standardeve ISO 9001:2015.